Me nota patriotike e ka shpjeguar kryeministri Rama nismën për krijimin e forcës antiKÇK, duke thënë se modeli i strukturës së re që është ngritur në policinë e shtetit është marrë nga vende si Italia e Britania. Ai thotë se në këtë përpjekje udhëhiqet nga dashuria për atdheun dhe vizioni për ta bërë Shqipërinë një shtet modern.



