Pezullohet fluturimi pas thirrjeve “Allahu Akbar”

Pezullohet fluturimi pas thirrjeve “Allahu Akbar”

Nëntë burra u nxorrën jashtë një avioni mëngjesin e sotëm në Madrid pasi njëri prej tyre bërtiti “Allahu Akbar”, në formë shakaje.

Fluturimi, i cili ishte planifikuar në orën 7 të mëngjesit në aeroportin Zaventem në Bruksel, u shty për disa orë pasi udhëtarët u urdhëruan të zbrisnin si pasojë e panikut të krijuar.

Policia ka konfirmuar incidentin në kanalin lokal të lajmeve VTM Nieuws, burime të të cilit thanë se nëntë burrat ishin të nacionalitetit belg. Ata po ngjiteshin në avionin Ryanair për të fluturuar drejt Madridit, kur njëri prej tyre u dëgjua duke bërtitur “Allahu Akbar”, duke treguar që brenda në avion ndodhej një bombë. Komandanti i fluturimit refuzoi që t’i bënte me përgjegjësi këta njerëz duke thënë se njëri prej tyre ishtenjë shakaxhi i pamend që thirri “Allahu Akbar”.

Të gjitha bagazhet u kontrolluan pasi u thirr edhe skuadra e specializuar kundër lëndëve plasëse. Por asgjë nuk u gjet dhe avioni më në fund u lejua të nisej në orën 09:25.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy