
Sulmi me raketa i nisur të dielën nga forcat ruse në Kiev, i cili goditi infrastrukturat hekurudhore, ishte ndoshta një përpjekje për të ndërprerë furnizimet me armë perëndimore për njësitë ukrainase në vijën e frontit.
Është kjo ajo që thotë inteligjenca britanike në përditësimin e saj të përditshëm mbi situatën në Ukrainë.
Raporti, i publikuar nga Ministria e Mbrojtjes në Twitter, nënvizon se luftimet e ashpra vazhdojnë në qytetin lindor të Ukrainës, Severodonetsk dhe se forcat ruse vazhdojnë të shtyjnë drejt Slovianskut.



