62-vjeçari slam Refat Binjaku, i dënuar me 10 vite burg për lëndë narkotike ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, Tiranë.
Binjaku ishte shtruar në Reanimacionin Qendror të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza me datë 31.08.2023 me diagnozë 'Arrest Kardiorespirator'.
Njoftim për shtyp!
I dënuari Islam Refat Binjaku, i datëlindjes 27.03.1961, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dënuar me 10 vite për lëndë narkotike, ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, Tiranë.
I ndjeri është shtruar në Reanimacionin Qëndror të Qëndrës Spitalore Universitare Nënë Tereza me datë 31.08.2023. Me datë 14.09.2023, ndërron jetë në Reanimacionin Qendror në QSUT me diagnozë Arrest Kardiorespirator.
Ekspertët e Mjeksisë Ligjore, si dhe oficerët e policisë gjyqësore të SHKBB, po ndjekin procedurat ligjore.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.



