Kalemaj: Rama nuk e do votën e Diasporës. Mund të sjellë përmbysje të autokracisë (VIDEO)

Kalemaj: Rama nuk e do votën e Diasporës. Mund të sjellë përmbysje të autokracisë (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se kryeministri Rama është komod me kodin aktual zgjedhor dhe me votuesit që ndodhen në Shqipëri.

Kalemaj theksoi se Rama nuk e do as reformën zgjedhore dhe as votën e Diasporës.

Rama është komod me këtë kod zgjedhor, është komod me këta votues që janë në Shqipëri, është komod se sipas INSTAT, 540 mijë shqiptarë kanë ikur nga 2011 deri në 2022. Sipas opozitës kanë ikur 1.5 milionë persona, por të marrim një mesatare të themi 1 milion.

Janë bërë dhe diskutime për mënyrën si do përkthehet kjo votë e Diasporës, do jetë më qarqe të veçanta, do të jetë qarku i 13-të? Shqipëria do të jetë një zonë e vetme zgjedhore, se kjo shkon paralel dhe me reformën?

Prandaj përmenda Bashën dhe partitë e vogla të djathta që janë në sinkron sa i përket propozimeve për një reformë të re zgjedhore me një sistem elektoral kombëtar, me një zonë të vetme zgjedhore, dhe kjo zgjidh pastaj dhe votën e Diasporës dhe ka kohë të mjaftueshme për ta bërë këtë gjë.

Nëse Rama thotë që kjo nuk është e mundur, unë s’kam nevojë për 84 vota tregon që Rama nuk e do reformën zgjedhore. Jo e jo votën e Diasporës, se thotë kaq sa kanë ngelur këtu se ata që kanë ikur janë vota opozitare, por të ikin e ca të tjerë dhe ata që do rrinë 200 mijë janë administrata dhe 700 mijë pensionistë dhe unë marr mjaftueshëm vota.

Më tej Kalemaj tha se propozimet politike që ka sjellë Basha për "Zgjedhoren" janë të shkëlqyeshme.

Unë gjykoj tek propozimet politike. Propozimet politike që ai ka sjellë si paketë janë të shkëlqyera. Janë të njëjtat propozime politike që i ka dhe Nisma Thurje, i ka dhe Gon Duka, i ka dhe Mediu, i ka dhe Shehi. Se del Shehi dhe thotë “federatë” po del dhe Gon Duka me Mediun dhe thotë “federatë” dhe tani nuk bien dakord me njëri-tjetrin. Dalin këto dhe thonë lista të hapura të gjitha palët por nuk bien dakord për ta propozuar se secili ka dëshirë që të jetë vetë ai që do ta kalërojë politikisht këtë çështje, kjo është me vete.

Sjell përmbysje të autokracisë. Vërtetë ajo teorikisht është 40%, por të them 20% se jo të gjithë kanë interesin, apo dëshirë për të marrë pjesë në procesin e votimit, apo t’iu mundësohet kjo votë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy