“Qiproja nuk do ta njohë kurrë Kosovën”

“Qiproja nuk do ta njohë kurrë Kosovën”

Qiproja nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Mediat serbe citojnë kështu ministrin e Jashtëm qipriot, i cili ka pasur dje një takim me homologun serb.

Ivica Daçiç dhe shefi i diplomacisë qipriote, Nikos Hristodulidis, janë takuar dje në Nikozi dhe kanë biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, njofton “Blic” i Serbisë.

Sipas këtij portali, Daçiç e ka informuar kolegun qipriot për dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës, ndërsa Hristodulidis e njoftoi shefin e diplomacisë serbe lidhur me problemin e ndarjes së Qipros.

Ministri Hristodulidis ka përsëritur se “Qiproja kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”.

Qiproja është një prej pesë shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, bashkë me Spanjën, Rumaninë, Sllovakinë dhe Greqinë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy