Vendos dopieta e Balajt, Vllaznia mposht Teutën

Vendos dopieta e Balajt, Vllaznia mposht Teutën

Vllaznia u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti 2-0 Teutën, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Superiore.

Heroi i shkodranëve ishte Bekim Balaj. Sulmuesi zhbllokoi sfidën në minutën e 16-të me një gol me kokë.

Në minutën e 42-të, Balaj u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke dyfishuar shifrat në “Loro Boriçi”.

Pjesa e dytë ishte e qetë, me raste të pakta nga të dyja ekipet. Kjo fitore e ngjit Vllazninë në vendin e tretë me 8 pikë, ndërsa Teuta mban vendin e tetë me vetëm 4 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy