Gurë në veshka edhe te fëmijët/ Nefrologia Duli: Ushqimet e konservuara, ndër shkaktarët kryesor

Gurë në veshka edhe te fëmijët/ Nefrologia Duli: Ushqimet e konservuara, ndër shkaktarët kryesor

Gurët në veshka, depozitat e forta të mineraleve dhe kripërave që mund të formohen në traktin urinar, janë një problem që po ndodh edhe tek fëmijët, edhe pse shkalla e sëmundjes është ende e paqartë. Mjekja nefrologe, Dr. Marsida Duli, thekson në "Zgjohu me MCN" se këto raste po raportohen tek fëmijët.

Dr. Duli rendit disa faktorë që ndikojnë në formimin e gurëve në veshka tek fëmijët.

Guri në veshkat të fëmijët është fatmirësisht më e rrallë, por i prek edhe fëmijët por përqindja është më e rrallë.

Në përgjithësi është gjenetika që ndikon te fëmijët, si çdo sëmundje dhe përveç trashëgimisë janë dhe disa malinformacione të lindura, ose lindje me disa problema në veshkë që predisponojnë për të formuar gurë.

Që dotëthotë një refluks, apo edhe problemet tjera të deformimit si stazat, apo edhe çrregullime te tjera të traktit urinar, që janë predispozitë për të bërë infeksione te fëmijët dhe gurë në veshka, që në moshë të vogël.

Sipas mjekes Duli, ushqimet e përpunuara janë një nga shkaktarët kryesorë të formimit të gurëve në veshka tek fëmijët.

Ajo thekson se është shumë e rëndësishme që prindërit, që nga fillimi, të jenë të kujdesshëm në përzgjedhjen e ushqimeve për fëmijët e tyre, duke evituar produktet e konservuara dhe të gatshme.

Ushqimet e përpunuara janë shkaktari kryesor i gurëve në veshkë.

E rëndësishme është që prindërit që në gjenezë të përkujdesjes së fëmijëve, të evitojnë gjërat e konservuara. Pra, kur bëhet fjalë për ushqime të përpunuar, e rëndësishme që ushqimi që përdorim për fëmijët të jetë i freskët, të mos përdorim të gatshme.

Shoh prindër që përdorin ushqime te gatshme, të përgatitura me pa konservant. Produktet kryesore, psh për fëmijët 0-1 vjeç, e mira është të përgatiten ushqime te gatshme në shtëpi, dhe në kushte sterile por nga ana tjetër fëmijët duke u rritur fillojnë e përdorin patatina ose ushqime te shumta që kanë kripëra të shtuar.

Pra, të gjithë këto ushqime që kanë konservant kanë edhe përqendrim të lartë të natriumit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy