Krasniqi: Serbia, politikë në dy karrige! Kur Vuçiç flet për paqe, në fakt e ka për luftën (VIDEO)

Krasniqi: Serbia, politikë në dy karrige! Kur Vuçiç flet për paqe, në fakt e ka për luftën (VIDEO)

Profesor i Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi, thotë se Serbia vazhdon të bëjë politikë në dy karrige, sepse nuk pranon të vendosë sanksione kundër Rusisë dhe dallon nga Bashkimi Europian dhe bota e lirë.

Në studion e lajmeve të MCN TV, Krasniqi tha se Serbia thotë se është pro sovranitetit të Ukrainës, dhe se kjo është tentativë për të luajtur pasi shtoi se Aleksander Vuçiç i ka zgjedhjet në 3 prill dhe po përpiqet të mbajë elektoratin e tij.

Kushdo që të vijë në qeveri, do të ketë presion shumë të madh nga SHBA dhe BE. Sanksionet janë tregues kryesor, nëse janë në anën e botës së lirë apo Rusisë.

Lidhur me deklaratën e Vuçiç se Serbia është konsistente në aspektin e politikave që mbështesin ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin, ai tha se janë si deklaratat e Millosheviçit, për ruajtjen e integritetit të Jugosllavisë dhe paqes.

Krasniqi deklaroi Vuçiç nuk e ka fuqinë njëlloj si Millosheviç, ndaj tha se nuk duhet besuar në retorikën e tij, kur flet për paqen në fakt flet për luftën, sepse ka qenë zëdhënësi i Millosheviçit.

Rusia është futur në një batak të madh me agresionin ndaj Ukrainës. Lavorv është një idiot klasik, sepse tha se Rusia nuk ka sulmuar Ukrainën, por po sulmon dhe spitale dhe çerdhe. Çdo gjë që ai flet është një gënjeshtër dhe idiotizëm. Ata janë duke bërë gjenocid në Ukrainë dhe me të drejtë bota demokratike po e izolon Rusionë dhe kjo do të vijë duke u përshkallëzuar. Putin ka kërcënuar në mënyrë të çmendur edhe për armët bërthamore, ajo që na duhet është një forcim më i madh i aleancës me NATO-n dhe botën e lirë. Nuk ka asnjë dyshim që Rusia dhe satelitët e saj janë luftënxitës.

I pyetur për atë që mediat gjermane kanë shkruar tre ditë më parë se Kosova mund të jetë një mundësi përmes së cilës polakët të dërgojnë avionët e tyre luftarakë në Ukrainë, Krasniqi e cilësoi si cinike dhe joserioze.

Sipas tij, nëse Polonia nuk guxon ti dërgojë avionët, do ishte pafytyrësi ti kërkojë Kosovës, ndaj në këtë drejtim tha se ndoshta është një lojë diplomatike, por sipas tij, e vërteta është se Perëndimi për luftën në Ukrainë ka shumë dilema.

Ideja e të mos provokuarit të Rusisë, është një kujdes i tepruar. NATO ka fuqi në të gjitha nivelet që ta bëjë Rusinë që të tërhiqet dhe të mos e prekë Poloninë. Janë lojëra politike diplomatike. Ukraina po të kishte arsenalin bërthamor që ka pasur në 94, Rusia nuk do guxonte që të sulmonte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy