Turizmi në Jug, Meksi: Llamani s’ka asnjë hapësirë publike. Kush do të shesë mend të shkojë në Palasë

Turizmi në Jug, Meksi: Llamani s’ka asnjë hapësirë publike. Kush do të shesë mend të shkojë në Palasë

Avokati Redon Meksi i cili prej disa ditësh po pushon në plazhet e Jugut, tregon se ditën e sotme shkoi në plazhin e Llamanit por se ishte i mbushur cep më cep me çadra deri buzë detit dhe nuk kishte vend as ku të vendosje shapkat, çka e detyroi që të largohej.

Në një lidhje për edicionin e lajmeve për MCN TV, ai tha se nga katër lokalet që janë aty, nuk ka asnjë vend jo vetëm për publikun, por as për të ndenjur normalisht dhe çadra kushton 30 mijë lekë të vjetra, ndërsa rreshti i parë 60 mijë lekë.

Ai e cilësoi si një plazh shumë të bukur por pa akses për qytetarët që nuk duan të paguajnë aq shtrenjtë.

Tani jam në Palasë, nuk qëndrova në Llaman. Ndërkohë 70% duhet të ishte plazh privat, 30% publik. 7.5 metra nga uji duhet të ishte çadra larg ujit.

Nuk ekziston asnjë nga këto kushte në Llaman. Nuk para kam parë turistë të huaj në Llaman, sepse ata duan më shumë lirinë, nuk iu leverdis të paguajnë 60 euro.

Nuk ka asnjë hapësirë të vetme publike. Disa banorë që pretendojnë për pronat si pronarë thonë se do iu kthehen pronat, disa e kanë pushtuar, ndërkohë dhe investitorë strategjikë.

Prandaj dhe nuk ka ndërtime në Llaman.

E nisëm udhëtimin nga Vlora, në qytet gjen çdo gjë që nga luksi me 500 euro nata dhe me 30 mijë lekë nata.

Gjen restorante të shtrenjta të lira, jetë nate. Shërbimi aty ku janë tiransit është më mirë se ku janë vlonjatët.

Vlora për një familje ia vlen të shkosh, këtu fus dhe Radhimën dhe Orikumin. Mbas Vlorës kemi Palasën.

Për mua nuk ia vlen, plazhi është shumë i bukur çfarë paguan dhe çfarë merr është vend po.dhe. Plus shumë shtrenjtë.

Për atë që paguan nuk merr as shërbimin dhe as cilësinë. Kush do të shesë mend të vijë në Palasë. Familjarët jo.

Në Dhërmi nuk kam qenë akoma. Dhërmiu është ai që krijoi Jugun, prej Havanës dhe kështu vazhduan investimet u shtuan.

Drimadhes i ka të shtrenjta çdo gjë buzë detit. Në Vuno mund të rrish lart në fshat se ke super pamje, gjenden shtëpi me 40 mijë lekë. Por je lart në fshat, nuk je buzë detit.

Plazhi më i afërt është Gjipeja por nuk shkon dot me makinë.

Dhe Jala është njëlloj si vendet që folëm, një anë për njerëzit e thjeshtë, pjesa tjetër ku është “Folia” që ka çmime tej mase të shtrenjta, apo bodyguard që përzinin njerëzit nga deti.

Nuk do ia këshilloja askujt. Janë ca pushtues të zonës që kanë masakruar ambientin dhe e kanë kafshuar malin në mes.

Himara është vendi ideal që mund të shkosh në Himarë, ke plazhin në Himarë, Potamin që shkon më këmbë, ke Livadhin, Porto Palermo dhe me radhë dhe brenda 10 minutash mund të lëvizësh në gjithë fshatrat e jugut.

Himara është vendi ideal për ata që nuk duan të shpenzojnë më shumë se ajo që të ofrojnë.

Nuk besoj se 15 ditëshi i dytë i gushtit do të ketë fluks si më parë, sot nuk kishte trafik.

Ka një rënie të fluksit, nuk ka shumë turistë në qarkullim në rrugët kryesore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy