Në një lidhje skype me “Zgjohu me MCN” avokati Spartak Ngjela ka komentuar mbi temën nëse vijon të kemi një diskriminim mes grave dhe burrave në punë për të cilin u shpreh se nuk ekziston diçka e tillë.
Ai tha se nuk ka diskriminim mes dy gjinive përsa i përket profesioneve, teksa solli shembull televizionet ku sipas tij dominojnë vajzat. Sipas tij, është konstatuar nga ekspertë të huaj se intelekti i gruas është më i lartë se i burrave në kuptim profesional.
Nuk kemi statistika, kjo çështje kërkon statistika. Mendimi im ka apo jo diskriminim mendoj se nuk ka diskriminim sepse ky është kapitalizëm dhe nëse do kishte diskriminim duhet të thoshim nëse vjen nga shteti apo kapitali.
Nuk ka diskriminim sepse televizionet shqiptare i dominon femra, gruaja e bukur dominon ekranin si mund të them unë tani që ka diskriminim. Në gazetari dominon gruaja. Ligji mbron dhe rrogën dhe profesionin.
Nënshtrimi varet nga dinjiteti njeriut, nuk ka diskriminim në kuptimin e punës. Puna është e specifikuar me ligj, shteti akoma nuk e ka çuar në 800 euro, dhe sot ka një ligj për pagën minimale.
Sa i përket kapitalit privat nëse ai nuk zbaton ligjin pse shkon ti dhe punon. Gratë janë më të afta, inteligjenca e femrave është më e lartë se e burrave, është konstatuar nga ekspertë të huaj se intelekti i gruas është më i lartë se i burrave në kuptim profesional.



