
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pohon se do të dalë në muajin prill me një propozim për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Duke folur për referendumin, ai tha se çdo ndryshim në Kushtetutë e kërkon atë dhe se sigurisht që njerëzit do të vendosin.
Presidenti serb iu drejtua popullit, në ditën e trazirave të marsit në Kosovë, duke thënë se marrëveshja e Brukselit në gjashtë nga 15 pikat parasheh krijimin e Asociacionit së Komunave me shumicë serbe (AKS), të cilat pika kanë mbetur të vdekura në letër.
Presidenti serb theksoi se ka më shumë se pesë vjet që u përpoqëm në çdo mënyrë që të arrijmë një mirëkuptim dhe ta zgjidhim nyjën e Kosovës.
“Ka pesë vjet që dikush nuk dëshiron që kjo gjë të ndodhë. Ne nuk besojmë se shqiptarët do të bëjnë ndonjë gjë për të mirën e Serbisë. Po të dëshironte BE-ja të formohej AKS-ja, po të dëshironte bashkësia ndërkombëtare, kushti i tyre për liberalizimin e vizave për kosovarët do të ishte formimi i AKS-së dhe jo demarkacioni me Malin e Zi”, tha Vuçiç.
Presidenti serb më tutje deklaroi se do të vazhdojë bisedimet me shqiptarët në mënyrë që në fund të gjejnë një zgjidhje kompromisi për Kosovën, përndryshe Serbisë “nuk po i shkruhet një e ardhme e mirë”.
“Unë do të vazhdojë bisedimet me shqiptarët pavarësisht nga fakti se ata nuk e besojnë atë. Ne nuk kemi zgjidhje tjetër. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje kompromisi. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje kompromisi, nëse jo, kompromise të tjera nuk ka”, tha ai gjatë një konferencë shtypi në presidencën serbe.
Kreu i shtetit serb tha se është i gatshëm që edhe 20 orë të humb për të shpjeguar zgjidhjen e kompromisit rreth çështjes së Kosovës dhe më pas le të vendos vetë populli nëse është i drejtë apo jo.



