Kryeministri Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Gjermani më 28 Nëntor, me ftesë të kancelares Merkel . vizita vjen në prag të hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Mësohet se gjatë këtij takimi, Merkel do t’i njoftojë kryeministrit shqiptar lajmin e shumëpritur të hapjes së negociatave për anëtarësim.
Komisioni Europian pritet të miratojë më 9 nëntor vendimin për hapjen e negociatave për vendin tonë. Pas publikimit të raportit, pritet që në dhjetor të votohet në këshill.



