Peter Pellegrini betohet si president i Sllovakisë

Peter Pellegrini betohet si president i Sllovakisë

Peter Pellegrini, një aleat i ngushtë i kryeministrit populist të krahut të majtë Robert Fico, u betua sot si president i Sllovakisë.

48-vjeçari bëri betimin në një ceremoni në Filarmoninë Sllovake në Bratislavë para anëtarëve të parlamentit ku bëri thirrje për unitet kombëtar. "Ne jemi një komb, një shoqëri, një Sllovaki," tha ai.

Drupal Ad

 

 

 

Ai është bërë presidenti i gjashtë i Sllovakisë që kur vendi fitoi pavarësinë pas shpërbërjes së Çekosllovakisë në 1993.

Pellegrini fitoi balotazhin e zgjedhjeve në prill me 53,1% të votave, duke mposhtur ish-ministrin e Jashtëm Ivan Korcok.

48-vjeçari ka shërbyer më parë si kryeministër nga viti 2018 deri në vitin 2020 dhe si kryetar i parlamentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy