Hapet rruga për integrimin e Shqipërisë dhe RMV/ Kuvendi maqedonas miraton propozimin francez

Hapet rruga për integrimin e Shqipërisë dhe RMV/ Kuvendi maqedonas miraton propozimin francez

Kuvendi maqedonas ka miratuar sot propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, duke i hapur kështu rrugën procesit të integrimit evropian për RMV dhe Shqipërinë.

Pas tre ditësh debatesh në Kuvendin e Maqedonisë së Veriu, propozimi është miratuar me 68 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Propozimi francez përmban 7 pika. Pjesa që ka nxitur më shumë debate është çështja e gjuhës dhe historia, e cila është pjesë e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

Përmes propozimit francez synohet tejkalimi i dallimeve që ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë dhe zhbllokimi i fillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Në pikën e katërt të propozimit francez, krahas detyrimit për realizimin e reformave, theksohet se, “Këshilli në këtë drejtim mirëpret synimin e Maqedonisë së Veriut të nisë dhe të arrijë si çështje me prioritet ndryshimet kushtetuese, me qëllim përfshirjen në Kushtetutë të qytetarëve që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe që janë pjesë e njerëzve të tjerë, si bullgarët”.

Njëkohësisht, në Shkup janë zhvilluar protesta kundër propozimit francez, të cilat janë organizuar nga opozita maqedonase.

Liderët europianë i kishin bërë thirrje Shkupit zyrtar që të pranonte propozimin francez, ndërsa partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE e ka kundërshtuar fort.

Me miratimin nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut të propozimit francez, pritet që javën e ardhshme të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe RMV-së me Bashkimin Europian për hapjen e negociatave.

Kujtojmë se edhe Shqipëria kishte paralajmëruar se do të ndahet nga Maqedonia e Veriut nëse kjo e fundit nuk voton propozimin e Francës. Por miratimi i këtij propozimi jep shpresë për integrimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy