Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka dalë pas afro 5 orë e 20 minutash nga ambientet e SPAK.

Veliaj nuk ka dhënë një deklaratë për mediat, duke u shprehur shkurt se: "Do të flas Live nga mbledhja e Këshillit Bashkiak".
Disa protestues, kryesisht aktivistë dhe përfaqësues të PD-së, e kanë pritur me ovacione daljen e kryebashkiakut nga godina e SPAK-ut.
Hetimet e prokuorëve Altin Dumani dhe Olsi Dado janë fokusuar te dyshimet se kryebashkiaku ka konsumuar elementë të veprës penale, duke përfituar përmes bizneseve të lidhura me familjarët e tij dhe biznesmenin Elman Abule.
Po gjatë këtij muaji, gjykata ka sekuestruar telefonin e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, dhe ka ushtruar kontroll në ambientet e qendrës “Harabel” dhe të “Nan Gallery”, të themeluara prej saj.
Pjesë e hetimeve ka qenë edhe kontrolli në një apartament dhe një vilë në pronësi të vëllait të kryebashkiakut, Arbër Veliaj, biznesin e tij “Gogel Shpk” dhe kompaninë “Rametal Shpk”, në pronësi të biznesmenit Abule.



