
Akil Pano, pastor i kishës “Ungjilli i Krishtit” tha përmes një lidhje “Skype” në studion e MCN Live se me ardhjen e Trump, askush nuk do i diskriminojë homoseksualët apo anëtarët LGBT në SHBA, megjithëse ideologjizimi gjinor i fëmijëve në shkolla do të marrë fund.
Përpara se të jetë çdo gjë është natyrë. Natyra, biologjia na mëson se ka dy gjini, mashkull dhe femër gjithçka tjetër është një konstruksion i ndërtuar në botën tonë nga individë, ideologji, grupe të caktuara interesi që në thelbin e tyre synojnë një projekt tjetër, një axhendë tjetër e cila dhe në vendin tonë u paraqit me prindi 1 dhe prindi 2, u paraqit me ndërtimin e një projeksioni që do i mësohej fëmijëve tanë nëpërmjet kurrikulave shkollore, një histori që ka ndodhur në Europën Perëndimore dhe ndodh çdo ditë.
Askush nga konservatorët në SHBA nuk do i anulojë, nuk do t’i diskriminojë për orientimin e tyre. Çdo homoseksual dhe anëtar i grupit LGBT në SHBA do të vijojë të jetë i lirë si ta orientojë jetën e tij si ta mendojë.
Trump erdhi me propozimin dhe me projektin që nuk do të lejojmë askënd që të ideologjizojë fëmijët tanë nëpërmjet ideologjizimit gjinor në shkollë.



