Kurz nuk e “lëshon” Orbanin: Fidesz qëndron në PPE

Kurz nuk e “lëshon” Orbanin: Fidesz qëndron në PPE

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, shprehet kundër përjashtimit të partisë qeverisëse të Hungarisë, Fidesz, nga grupi konservator brenda Parlamentit Evropian.

"Unë nuk besoj se do të kishte kuptim të krijohej një tjetër parti e re e evropianëve të Lindjes", tha Kurz për gazetën “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” në një intervistë të botuar të dielën.

Pak ditë më parë, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, u shpreh se kryeministri hungarez, Viktor Orbán, nuk ka më vend në grupimin e Partive Popullore Evropiane.

Ky grupim, më i madhi në Parlamentin Evropian, ka në radhët e tij Partinë Popullore Kristiansociale të Juncker-it, Partinë Popullore të Austrisë të Kurzit, si dhe CDU-në e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Në atë që duket të jetë një përgjigje ndaj komenteve të Juncker, Kurz hprehu qëndrimin e tij kundër përjashtimit të partive qeveriëse të Europës Qendrore dhe Lindore nga grupimi i PPE-ve në Bruksel dhe Strasburg.

Në vend të kësaj, tha ai, "gjëja më e drejtë është ta shohësh çështjen nga afër, për të parandaluar zhvillime të padëshiruara”. Kurz ka shtuar se "anëtarët e një familjeje partiake mund të ushtrojnë ndikim joformal mbi njëri-tjetrin sa herë që është e nevojshme".

Muajin e kaluar, Parlamenti Evropian deklaroi se Hungaria rrezikon të shkelë vlerat që qëndrojnë në themel të BE-së, duke përmendur problemet e ngritura në lidhje me që si mungesa e pavarësisë së gjyqësorit, korrupsioni, liria e shprehjes, liria akademike, të drejtat e pakicave dhe emigrantëve etj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy