Detaje të reja zbulohen reth kamikazit që hodhi veten në erë të hënën në mbrëmje në Manchester Arena.
Babai i 23-vjeçarit Abedi Salman, është një mbështetës i Al Qaeda.
“Abu Ismail Abedi – konfirmon burime – ishte pjesë e Libyan Fighting Group”, një organizatë islamike e armatosur dhe me lidhje të forta me terroristët e Al Qaeda.
Abedi Salman u hodh në erë në përfundim të koncerit të këngëtares Amerikane Ariana Grande në stadiumin “Manchester Arena” stadium tek i cili kishte hyrë disa here si një tifoz i zjarrtë i kësaJ skuadre. Nga shpërthimi, ai la të vdekur 22 persona, mes tyre edhe fëmijë, ndërsa 120 të tjerë mbetën të plagosur.
23-vjeçari kishte vetëm pak kohë që ishte rikthyer në Manchetser nga vendi i tij i lindjes Libia dhe sipas hetimeve kishte shpenzuar disa kohë në zonën e konfliktit, Siri, ku dhe kishte bërë një trajtim në lidhje me sulmin kamikaz që bëri.



