
Procesi i legalizimit në Shqipëri vetëm në fushatë ecën me ritme të shpejta, ndërsa në kohë normale, ndodh që t’i mbetesh peng për më shumë se një dekadë.
I tillë është edhe rasti i zotit Flamur Lakra, i cili ka një banesë në zonën e ish - Qytetit të Nxënësve, për të cilën ka aplikuar për legalizim që në vitin 2006, por edhe pse kanë kaluar 16 vite, ende nuk i është dhënë një përgjigje.
“Unë jam 65 vjeç. Kam kërkuar të legalizoj shtesën që kam bërë. I kam çuar dokumentat te Kadastra që në vitin 2006, por ende nuk kanë bërë gjë. Kanë ardhur inxhinierët, e kanë matur edhe thonë do kthejmë përgjigje.
Pas shqetësimit të zotit Lakra, “Xhadat” u interesua pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Kjo e fundit përmes përgjigjes zyrtare , deklaroi se nga ana e tyre është dërguar grupi i terrenit disa herë, por nuk është gjetur personi përkatës për të kryer evidentimin në terren të objektit dhe si pasojë nuk kanë mundur të vazhdojnë procesin.
Ajo që lë vend për pikëpyetje është se nga njëra anë ASHK deklaron se matjet nuk janë, për shkak të mungesës së personit në banesë, ndërsa nga ana tjetër denoncuesi pohon, se është takuar me grupet e terrenit, edhe i kanë bërë disa herë matjet.
Të vënë para përgjegjësisë, me kërkesë të emisionit “Xhadat” ASHK dërgoi grupin e terrenit për të bërë matjet e banesës.
Pas 16 vjetësh, ky proces do të nisë sërish nga pika 0 dhe nuk dihet sa kohë do t’i duhet të presë ende zotit Lakra, deri në përfundim të procedurës së legalizimit.



