Koronavirusi i vështirë i Silvio Berluskonit

Koronavirusi i vështirë i Silvio Berluskonit

Edhe për ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi, lufta me koronavirusin është tepër e vështirë.

Ai është shtruar në spitalin "San Raffaele" në Milano mbrëmjen e së enjtes, më 3 shtator për shkak të një përkeqësimi të lehtë.

Së fundmi, gjatë një bisede me senatorët e partisë së tij, Berlusconi tregoi edhe gjendjen e tij shëndetësore dhe si e kishte përjetuar virusin, të cilin e quajti një ferr të vërtetë.

“Unë jam duke luftuar për ta kaluar këtë sëmundje, e cila është një ferr i vërtetë, është tmerrësisht e shëmtuar. Nga mijëra pacientë të ekzaminuar në San Raffaele, unë jam i pesti për nga ngarkesa virale. Bëra më të mirën time dhe shpresoj shumë që të mund të shërohem.”-është shprehur ai.

Gjithashtu, mjeku i ish-kryeministrit Luigi Giancrigillo, deklaroi se shëndeti i tij po përmirësohej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy