Berisha fton demokratë të mbështesin protestën: Sloganet ndaj opozitës, klithma mjerane

Berisha fton demokratë të mbështesin protestën: Sloganet ndaj opozitës, klithma mjerane

Kryedemokrati Sali Berisha ftoi demokratët që të mbështesin protestën e qytetarëve të nisur për të kundërshtuar projektin në Zvërnec. 

 

Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, ai dënoi etiketimet e Kryeministrit Edi Rama ndaj protestuesve. 

 

Lidhur me disa slogane ku etiketohet opozita, ai i cilësoi si klithma mjerane, duke kërkuar që të shumëzohen me zero.

 

Çdo demokrat e demokrate, çdo mbështetës dhe mbështetëse e jonë duhet të mbështesë me të gjitha mënyrat atë protestë.  Duhet ta mbështesë kësaj here pa simbolet e partisë. Le të jenë rinia, sepse është protestë qytetare, rinore. 

 

Ftesa ime është që çdo mbështetës, çdo simpatizant, çdo anëtar dhe anëtare e Partisë Demokratike duhet të jetë në protestë. Protestën do ta themi më rinore, më qytetare që ka parë vendi gjer sot. Kështu është ajo.  

 

Asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk duhet që gjethet të na pengojnë me pa madhështinë e trungut. Dënojmë me forcën më të madhe etiketimet që u bën Edi Rama protestuesve duke shfrytëzuar dhe keqinterpretuar thirrjet e tyre. 

 

T'i quash nazistë ata apo pasues të Hitlerit, si pasues të Hitlerit sepse thonë ‘Shqipëria e Shqiptarëve’, për t'i rikujtuar një slogan të Mit'hat Frashërit ‘Shqipëria e shqiptarëve’, është një armiqësi e egër, e paimagjinueshme. 

 

Trungu i kësaj lëvizje madhështore është rinor, qytetar. Disa slogane, të opozitës së opozitës, veglën e qeverisë, janë klithma mjerane. Klithma mjerane. As, i shumëzoni me zero... i shumëzoni me zero!  Më kujtojnë fjalën e filozofit iluminist francez Diderot, që thotë diku: ‘I shëmbëllen mizës, që ka hyrë diku tek bualli dhe mendon se tërheq karrocën’.  

 

Aty bualli është populli, janë qytetarët, janë të rinjtë shqiptarë, janë ata të cilët kanë kërkesat më të drejta që i ka paraqitur kush ndonjëherë, largimin e Edi Ramës. 

 

Edi Rama është një armik i egër, është një barbar i mjedisit në Shqipëri dhe i trashëgimisë kulturore.  Nuk ka patur Shqipëria një të tillë kurrë! Është një shkatërrimtar i trashëgimisë kulturore dhe i mjedisit. Nuk ekziston në histori, nuk regjistrohet në histori një i tillë i dytë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy