Rama në interpelancë për çështjen McGonigal/ Krashi: Opozita deri më 2 mars të formulojë pyetjet, e jo të çirret pa nevojë në Parlament

Rama në interpelancë për çështjen McGonigal/ Krashi: Opozita deri më 2 mars të formulojë pyetjet, e jo të çirret pa nevojë në Parlament

Debati me mocion për çështjen McGonigal u vendos me datë 2 mars kur do të jetë i thirrur kryeministri Edi Rama, pas të gjitha pakënaqësive të opozitë për mospjesëmarrje të Ramës në interpelancë në pparlament.

Deputeti i PS, Lavdrim Krashi, tha në edicionin e lajmeve në MCN tv, se deri në këtë datë, opozita duhet të fokusohet për të formuluar pyetjet e jo të çirret e të bërtas pa nevojë në parlament.

Kjo që po bën opozita nuk është forma për të komunikuar, bllokohet foltorja pa nevojë me fishkëllima bilbilash, me fyerje.

Rama nuk i është shmangur deri më tani interpelancës porse ka qenë me agjendën e tij të ngjeshur. Më datën 2 mars do të mbahet, ai nuk ka shkelur asnjë rregull, nuk mund të kesh as u bë në ditën e 20 apo të 30 të afatit, por tashmë është caktuar data. Deri më 2 mars, opozita të mendoj të formuloj të 13 pyetjet të fokusohet në krijimin e tyre, e jo të çirret e ti bijnë bilbilit, e të bërtasin pa nevojë.

Ajo që nuk shkon është pushtimi i foltores dhe mënyra se si e kërkonin atë.

Nga ana tjetër çështjen McGonigal, deputeti Krashi e sheh më shumë në vazhdën e akuzave mediatike, për të cilat thotë se duhet durim teksa ende drejtësia amerikane nuk ka folur.

Në radhë të parë unë nuk mund të nxitohem e të them skandal, sepse nuk është shprehur ende gjykata, ka disa akuza. Jemi ende në kuadrin e akuzave dhe për mua deklarimet bëhen vetëm në fund të hetimeve.

Janë më shumë akuza mediatike, askush në SHBA nuk ka akuzuar kryeministrin Rama, madje as ata dy qytetaret shqiptarë. Kështu që opozita ka kërkuar, kryeministri siç e kërkon rregulli ka pranuar dhe do të paraqitet me 2 mars, dhe durimi duhet të jetë më i madh, kryeministri të vijë dhe të përgjigjet për pyetjet që do bëjnë.

Nuk kemi të drejtë të deklarojmë dike fajtor, pa u shprehur askush tjetër, edhe drejtësia amerikane nuk është shprehur, lere më parlamenti i Shqipërisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy