
Lodhja nga zgjerimi, vë në rrezik fuqinë transformuese të BE-së mbi "europianizimin e vendeve të rajonit” ka thënë kryeministri Rama në fjalën e tij në konferencën me temë "Të mbajmë gjallë Ëndrrën e Europës së Hapur”.
Në rolin e lektorit në Kolegjin e Europës në Bryzh, Belgjikë, kryeministri Rama foli mbi kuptimin e Bashkimit Europian dhe procesin e zgjerimit në pikëpamjen shqiptare dhe rajonale. Në fjalën e tij ai theksoi rrezikun që i kanoset procesit për shkak të lodhjes nga zgjerimi.



