Katastrofë mjedisore në Lezhë/ Plehra dhe mbetje spitalore hidhen në lumin Mat

Katastrofë mjedisore në Lezhë/ Plehra dhe mbetje spitalore hidhen në lumin Mat

Mbetje të ndryshme përfshirë dhe spitalore hidhen në brigjet e lumit Mat, 100 metra larg burgut të Shënkollit në Lezhë.

Ky vend është kthyer në landfill mbeturinash të cilat dyshohet se shkarkohen gjatë natës nga administrata e burgut por edhe persona të tjerë.

Mbeturina të ndryshme mes të cilave dhe mbetje spitalore shkarkohen gjatë natës në një perimetër të konsiderueshëm, duke krijuar ndotje mjaft të madhe në të gjithë zonën përreth.

Kjo situatë vijon prej kohësh, ndërsa me rritjen e prurjeve të lumit mbetjet përpihen nga rrjedha e ujit dhe përfundojnë në det.

Ndërkohë institucionet përgjegjëse vijojnë të heshtin përballë kësaj katastrofe mjedisore, duke mos ndërmarrë asnjë veprim për të frenuar fenomenin dhe ndëshkuar shkaktaret e ndotjes së mjedisit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy