Presidenti i shtetit anëtar të NATO-s: Ukraina të pranojë humbjet territorial për të mbijetuar

Presidenti i shtetit anëtar të NATO-s: Ukraina të pranojë humbjet territorial për të mbijetuar

Ukraina nuk ka forcë të mjaftueshme për të rimarrë territoret e saj të mëparshme në një afat të shkurtër pa humbje shkatërruese dhe për këtë arsye duhet t'i japë përparësi mbijetesës si shtet, tha presidenti çek Petr Pavel.

Paveli, një ish-kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s dhe mbështetës i hershëm i Ukrainës, i cili beson se vendi duhet t'i bashkohet bllokut të udhëhequr nga SHBA-të edhe në kufijtë e saj "të përkohshëm", i bëri këto komente në një intervistë për BBC-në të hënën.

Ukraina, edhe me mbështetjen perëndimore, “nuk është në gjendje të çlirojë territoret e pushtuara në një kohë të shkurtër pa një kosto të konsiderueshme për jetë njerëzish”, tha presidenti.

"Ne duam që ata të mbijetojnë si një vend i pavarur dhe sovran. Nëse kostoja është të pranohet që një pjesë e territorit do të pushtohet përkohësisht, atëherë le të jetë kështu", shtoi ai, duke theksuar se “Perëndimi nuk do ta njohë kurrë asnjë ish-rajon ukrainas si rus”.

Paveli ka thënë gjithashtu se vetëm forca ushtarake nuk do t'i japë fund konfliktit dhe i bëri thirrje Perëndimit të mbështetet në mjete ekonomike dhe politike. "Kjo luftë nuk mund të fitohet në fushën e betejës", deklaroi ai. "Unë besoj se është qartë në interes të të dyja palëve të Atlantikut të ushtrojnë presion shumë më të madh ekonomik ndaj Rusisë. Sepse ky është grupi i masave që nuk vret. Por është shumë i fuqishëm kur bëhet fjalë për fuqinë bindëse."

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy