
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve Donald Trump ka fituar edhe shtetin e fundit Arizonën, raporton Associated Press.
Fitorja e Arizonës bën që Trump të korrë sukses të plotë në 7 shtetet e lëkundura, duke e çuar numrin e përgjithshëm të votave të tij elektorale në 312, në raport me 226 të rivales Harris.
Trump siguroi 270 votat e nevojshme për t'u bërë president i zgjedhur me thirrjen e Wisconsin të mërkurën herët në mëngjes.
Me fitoren e tij në Arizona, Trump ka rifituar të gjitha shtetet që Biden i ktheu në kolonën e demokratëve në vitin 2020: Arizona, Xhorxhia, Pensilvania, Wisconsin dhe Michigan. Ai gjithashtu ktheu Nevadan.



