Xhadat- Kur gabimin e institucioneve, duhet ta rregulloi qytetari. Gjendja civile Shkodër bën dy motra binjake

Xhadat- Kur gabimin e institucioneve, duhet ta rregulloi qytetari. Gjendja civile Shkodër bën dy motra binjake

Emisioni Xhadat trajtoi rastin e motrave Emiljana dhe Xhuljana Rrethaj, të cilat zyra e gjendjes civile Shkodër i ka bërë motra binjake, ndonëse kanë gati tre vite diferencë mes tyre.

Ky gabim i institucioneve i ka kushtuar shumë dy motrave, të cilat kanë mbetur pa shkollë e tani pa punë. 

Ndonëse vetë zyra e gjendjes civile duhet të kishte korrigjuar gabimin e saj, vajzat me kërkesë të kësaj të fundit ju drejtuan gjykatës.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër më 9 shtator 2019 vendosi detyrimin e zyrës së gjendjes civile Pult të bënte ndryshimet përkatëse në regjistrin kombëtar të gjendjes civile, bazuar në të dhënat e lindjes së vajzave në maternitet. Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër u apelua nga Zyra e Gjendjes Civile Plug, me pretendimin se gabimi nuk është bërë prej saj. Çështja ndodhet në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, ku prej tre vjetësh, pret radhën për tu shqyrtuar. Stoku i dosjeve ka bërë që kjo gjykatë të jetë duke shqyrtuar akoma çështjet e regjistruara në vitin 2016.

Në një intervistë për emisionin Xhadat avokati Erald Aga u shpreh se në tentativë për tu zgjidhur, çështja është ngatërruar edhe më keq nga institucionet.

Shikoj që dhe pala tjetër që e ka ankimuar, që është Zyra e Gjendjes Civile Pult, ka kryer një ankim duke pretenduar që nuk e kanë lëshuar këto aktin e lindjes, po e ka lëshuar Zyra e Gjendjes Civile Bashkia Shkodër.

Në këto kushte është një situatë e vështirë.

Për avokatin edhe nëse vendimi i gjykatës lihet në fuqi nga Gjykata Administrative e Apelit, do të jetë i pazbatueshëm, pasi aktin nuk e ka lëshuar Zyra e Gjendjes Civile Pult, por Zyra e Gjendjes Civile Arkiva Shkodër.

Një nga zgjidhjet sipas tij, mund të jetë ndërmjetësimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy