
Astra Zeneca është parë si shpresë për vendet e varfra, kjo për shkak të çmimit të ulët, por edhe të faktit që nuk kërkon kushte specifike ruajtjeje. Të premten, EMA, agjencia evropiane e ilaçeve, pritet të përfundojë procesin për miratimin e vaksinës AstraZeneca. Për shkak se shpërndahet më lehtë në Europë, pasi prodhohet nga një kompani britanike-suedeze, vaksina në fjalë po pritet me interes nga disa vende, mes të cilave edhe Italia, që ka rezervuar më shumë doza sesa ato të kërkuara nga prodhuesit e tjerë.
Media gjermane, duke cituar burime anonime të qeverisë, vunë në dyshim efektivitetin e vaksinës për kategorinë më të rrezikuar, atë të personave mbi 65 vjeç. Dyshimet që AstraZeneca i mohon prerazi. "Në nëntor - thotë grupi farmaceutik - ne botuam të dhëna në The Lancet që tregojnë se të moshuarit treguan përgjigje të forta imune ndaj vaksinës, me 100% prodhim të antitrupave specifikë" kundër proteinave Spike të koronavirusit Sars-CoV-2 "pas dozës së dytë".
Efektiviteti tek të moshuarit vetëm 8%?
"Sipas informacionit të siguruar nga Handelsblatt, qeveria gjermane pret që vaksina të jetë efektive vetëm në tetë përqind të rasteve për ata mbi 65 vjeç. Druajmë se kjo vaksinë, për të cilën BE mund të jepë miratimin këtë javë, nuk i afrohet efektivitetit të më shumë se 90% të vaksinave të bazuara në ARN", shkruan Handelsblatt, gazeta më e rëndësishme e biznesit në Gjermani. I njëjti version është raportuar edhe nga tabloidi Bild, për të cilin kompania AstraZeneca tha se të dhënat e para të testeve të vaksinës ishin bazuar në të vërtetë "në një vlerësim të pjesëmarrësve të moshës midis 18 dhe 55 vjeç".
Kundërpërgjigjja
Një zëdhënëse e kompanisë anglo-suedeze i cilësoi "raporte krejtësisht të pasakta, sipas të cilave efektiviteti i vaksinës AstraZeneca / Oxford" kundër Covid-19 "është 8% tek të rriturit mbi moshën 65 vjeç".
Ministria gjermane e Shëndetësisë foli gjithashtu për një gabim të mediave gjermane, e cila dyshohet se i ka ngatërruar të dhënat.



