Jepini fund kallove të këmbëve me këtë metodë natyrale

Jepini fund kallove të këmbëve me këtë metodë natyrale

Është mëse e zakonshme që në këtë periudhë të vitit të hiqni dorë nga këpucët dhe çizmet e rënda dhe t’i zëvendësoni me sandale, balerina apo shpaka me gisht.

Megjithatë këto këpucë rrisin rrezikun e shfaqjes së kallove apo flluskave të bezdishme në pjesë të ndryshme të këmbës.

Kallot janë  pjesë të trasha, të forta lëkure të vdekur me ngjyrë gri në të verdhë. Ato formohen për të mbrojtur vetë lëkurën nga fërkimet dhe dëmtimet, sakaq shoqërohen me dhimbje, kruajtje dhe irritim të vazhdueshëm.

Në qoftë se i keni provuar të gjitha, por sërish nuk keni arritur rezultatin e duhur ju këshillojmë të provoni trajtimin e mëposhtëm.

Kompresë me lëng limoni, xhel Aloe vera dhe uthull të bardhë rrushi:

Bashkoni të gjithë përbërësit në një dhe aplikojini në zonat ku keni kallo, duke i mbuluar me fasho ose garzë pambuku sterile.

Tre përbërësit e mësipërm kanë veti antiinflamatore dhe antibakteriale të cilat luftojnë kallot dhe nxisin shërimin e plotë të tyre. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy