
Është mbyllur në barazim pa gola, pjesa e parë në sfidën mes Partizanit dhe Laçit, e vlefshme për javën e dytë të Superiores.
Megjithëse rastet nuk munguan nga të dyja ekipet, përsëri goli nuk erdhi në asnjë portë.
Rastin e parë të rrezikshëm e kishte Laçit në minutën e 20-të, kur Sobovale gjuajti bukur në zonë, por Qirko priti me këmbë.
Vetëm 3 minuta më vonë, Cara kishte gjithashtu një mundësi të artë, por i vetëm me portierin Dajsinani, nuk ia doli të shënojë.
Në fundin e pjesës së parë, ishte Bajramaj, i cili me portën e boshatisur, gjuajti jashtë.



