Kina ka qënë duke u përgatitur për Luftën e Tretë Botërore me armë biologjike për gjashtë vitet e fundit

Kina ka qënë duke u përgatitur për Luftën e Tretë Botërore me armë biologjike për gjashtë vitet e fundit

Sipas një dokumenti të siguruar nga hetuesit amerikanë, shkencëtarët kinezë kanë qënë duke u përgatitur për një Luftë të Tretë Botërore me armë biologjike dhe gjenetike për gjashtë vitet e fundit.

Provat që Pekini kishte në vitin 2015 mbi SARS-et dhe që i konsideroi potencialisht të rrezikshme, kanë ngritur një frikë të madhe mbi shfaqjen e Covid-19.

Dosja e siguruar nga Ushtria Çlirimtare e Popullit dhe zyrtarë të shëndetësisë vunë re manipulimin e sëmundjeve për t’i kthyer ato në një armë biologjike që nuk ishte parë kurrë më parë.

Deputeti britanik, Tom Tugendhat, tha: Ky dokument ngre shqetësime të mëdha në lidhje me ambicien e disa udhëheqësve për kontrolle më të rrepta dhe këto armë janë shumë të rrezikshme.

Eksperti i armëve kimike, Hamish de Bretton-Gordon tha: Kina ka penguar çdo përpjekje për të kontrolluar laboratorët e saj ku mund të ketë ndodhur një eksperiment i tillë. Ndërkohë dokumenti se çfarë ndodhi në Wuhan u publikua dje në ‘The Australian’.

Dokumenti, i cili flet për viruse të kthyera nga njeriu në armë biologjike thotë: Gjetja e re për të ngrirë mikro-organizmat ka bërë të mundur ruajtjen e agjentëve biologjikë dhe aerosolizimin e tyre gjatë sulmeve.' Janë rreth 18 shkencëtarë që punonin në laboratorët me rrezikshmëri të lartë, thuhet në të.

Agjencitë e inteligjencës dyshojnë se Covid-19 mund të jetë rezultat i veprimi pa qëllim në laboratorët e Wuhan, por ende nuk ka asnjë provë që tregon se nga është origjina e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy