“Hetimi për Varhelyi-n, lajm i mirë”, Spahiu: Një luftë Kosovë-Serbi, e mundshme në muajit në vijim (VIDEO)

“Hetimi për Varhelyi-n, lajm i mirë”, Spahiu: Një luftë Kosovë-Serbi, e mundshme në muajit në vijim (VIDEO)

Politologu Nexhmedin Spahiu deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN Tv se do të jetë e vështirë të kemi një marrëveshje Prishtinë-Beograd, pa të tjera trazira, apo ndoshta pa një luftë në shkallë të gjerë mes Kosovës dhe Serbisë.  Ndërsa komentoi thirrjen për hetim të Oliver Varhelyi-t pas dyshimeve se favorizoi Serbinë në negociatat për anëtarësim, Spahiu tha se ky përbën një lajm të mirë për Kosovën, dhe në dëm të Presidentit Vuçiç.

Nuk jam në brendi të çështjes, por mund të analizoj për atë që paraqet kjo në kontekstin ballkanik, në betejën mes Kosovës dhe Serbisë, në punën për një marrëveshje finale. Kjo është në një mënyrë lajm i mirë për Kosovën. Se a kanë të drejtë dhe çfarë ka bërë konkretisht për favorizimin e Vuçiçit, akoma s’jam në dijeni, por si lajm është lajm i mirë.  Vet fakti që është bërë një kërkesë nga deputetetët europianë, përbën një veprim politik, që shkon në dëm të Presidentit Vuçiç. Nëse hetimet tregojnë së ata kanë pasur të drejtë, do jetë diçka më tepër në këtë drejtim, të dëmtimit të figurës së tij dhe shtetit që ai drejton. Është tani një gjë e ditur, tani e 24 vite, që kur ka përfunduar lufta, gjithnjë pengesat kanë ardhur nga ana e Serbisë, që s’ka qenë e prirur për të bërë marrëveshje edhe më të thjeshta, dhe ato i kë bërë me trysni të madhe. Për të bërë një marrëveshje finale duhet të jetë shumë më e madhe nga ajo ka qenë tani. Unë besoj se Serbia ndodhet aktualisht përballë një trysnie të tillë”.

Spahiu tha se një pikëpyetje e madhe është se cili do të jetë niveli i kompetencave në të ashtuquajturin Asociacion të komunave me shumicë serbe. Spahiu tha se Serbia kërkon një autonomi të madhe në mënyrë që mbajë edhe në të ardhmen influencën mbi Kosovën.

Propozimi franko-gjerman është një intencë e Perëndimit, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe deri më tani. Kjo ka qenë logjika e planit Ahtisarit, që Kosova do bënte kompromise për Serbinë, që konsistonte në një autonomi për serbët në Kosovë, në këmbim të njohjes. Plani Ahtisari parashikonte autonomi në planin arsimor, kulturor dhe shëndetësor, por Serbia mbeti e pakënaqur. Trysnia tani është bërë edhe në anën e Kosovës, që të bëjë akoma më shumë lëshime, që autonominë që u ka dhënë serbëve në Kushtetutë ta zgjeroj përmes të ashtuquajturësh Asociacion të komunave me shumicë serbe. Por cili do jetë niveli i kompetencave të Asociacionit, shkalla e kësaj autonomie, kjo ka qenë gjithmonë problematike për shkakun se Kosova ka insistuar gjithmonë që shkalla e autonomisë të jetë sa më e vogël, ndërsa që Serbia ka insistuar që autonomia të jetë e madhe, mundësisht si Republika Serbe në Bosnjë në mënyrë që përmes saj Serbia të mbajë influencën mbi Kosovën edhe në të ardhmen. Tani kemi ndërmjetësit ndërkombëtarë që thonë se nuk do mund të jetë një autonomi e serbëve në Bosnjë. Do të jetë diçka më pak, por edhe ajo më pak, ka një gamë të gjerë ku mund të jetë, mes një Asociacioni të thjeshtë komunash në formë OJQ-je, e deri te një autonomi territoriale e tipit të lartë, është shumë pikëpyetje.  Prandaj acarimet e herëpasershme mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, kanë të bënë në këtë garë se kush kontrollon Veriut, sa do jetë niveli i kësaj autonomie. Sa më shumë që Serbia ka qenë nën presionin e fuqive perëndimore, aq më shumë ka pasur tentim për të dëshmuar që e kontrollon gjendjen në Veriun e Kosovës. Rrezikojmë të futemi në luftë. Nëse do ketë luftë ose jo është goxha e vështirë të parashikohet. Por një luftë mes Kosovës dhe Serbisë është shumë e mundshme gjatë muajve në vijim, kjo është mëse evidente”.

Sipas Spahiut Presidenti Vuçiç kërkon realizimin e Asociacionit për të rritur pazarin para marrëveshjes finale.

Kosova është e gatshme që në këmbim të njohjes ta bëjë një Asociacion të tillë, por varet se deri në çfarë mase do shkojë ky nivel i autonomisë së serbëve në Kosovë. Presidenti Vuçiç thotë që të bëhet Asociacioni pastaj shohim për vende të tjera. Ai dëshiron thjesht ta rrisë pazarin. Nëse Kosova do ta bënte tani Asociacionin ai në këmbim të njohjes do kërkonte rritje të kompetencave të Asociacionit. Trazirat janë mëse të mundshme. Madje do thosha që është e vështirë të kemi një marrëveshje pa trazira të mëtutejshme, dhe ndoshta pa një luftë në shkallë të gjerë mes Kosovës dhe Serbisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy