Monoliti misterioz, që u shfaq kohët e fundit në provincën Sanliurfa të Turqisë juglindore tani është zhdukur.
Shtylla metalike e gjatë 3 metra u gjet më 5 shkurt në mes të një fushe të zbrazët në afërsi të Gobeklitepe, shtëpia e tempullit më të vjetër në botë. Vendasit sot vunë re se nuk ishte më atje.
Ditët e fundit, vebndosja e saj në vendin arkeologjik të Gobekli Tepe në Turqinë jug-lindore, një vend i trashëgimisë botërore të Unesco-s që sipas studiuesve të ndryshëm strehon tempullin më të vjetër prej guri në botë, kishte shkaktuar kuriozitet në mesin e qytetarëve lokalë dhe ngjalli vëmendje edhe në mediat ndërkombëtare.
Sipas Hurriyet, nuk dihet se ku është transportuar pllaka metalike, e lartë 3 metra. Në bllokun e gdhendur ishte një mbishkrim në Gokturk, një gjuhë e lashtë lokale, e cila shkruante: "Shikoni qiellin, nëse doni të shihni hënën”.
Ndërkohë banorët e lagjes thanë se kanë frikë dhe presin që zyrtarët të zbulojnë më shumë rreth kësaj. Ende nuk dihet se kush e instaloi, dhe më pas hoqi monolitin.



