Ligji për komisionet hetimore/ Daci: Duhet bërë analizë e draftit, hartimi nën nivel mesatar (VIDEO)

Ligji për komisionet hetimore/ Daci: Duhet bërë analizë e draftit, hartimi nën nivel mesatar (VIDEO)

E drejta e pakicës parlamentare për të ngritur komisione hetimore është e konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese, por drafti i prezantuar nga socialistët synon të ndryshojë ligjin mbi të cilin bazohet funksionimi i tyre, duke vendosur mes të tjerash edhe disa kushte.

Lidhur me këtë, Jordan Daci në një lidhje skype me MCN Live u shpreh se fillimisht duhet bërë një analizë e draftit, ndërsa thekson se hartimi i tij është nën nivelin mesatar. Sipas tij ky ndryshim i draftit nuk lidhet aspak me opozitën dhe se hartimi politik është sa politik po aq dhe juridik.

E pash projektligjin e plotë dhe normalisht duhet të biem dakord se duhet analizë për të ndërtuar një ligj dhe çfarë synojmë të arrijmë për ndryshimin e tij. Deri tani s’ka një analizë të tillë. Sigurisht që qëllimi i mirë duhet që para se të kemi propozim normalisht duhet të kemi diskutim gjithëpërfshirës, ku të dalin në pah për ndryshimet që duhen bërë.

Kur një ligj ndryshohet apo bëhet i ri, së pari janë parimet kushtetuese që udhëheqin këtë projektligj, ky projekt ndërhyn te më të vështirët për tu draftuar sepse është e vështirë dhe duhet që koha për hartimin e një teksti të tillë duhet të jetë e gjatë. Ata që e kanë hartuar kanë qenë në nivele mestarë sepse thuhet se normat kushtetuese udhëheqin ligjin aktual, dhe është e pamundur të hartohet një listë shteruese. Ky projektligj nuk e kalon testin e kushtetueses.

Më tej ai shton se parimi kushtetues është që ngritja e komisioneve hetimore është e drejtë e kërkuar nga 35 deputetë dhe nuk lidhet me opozitën. Sipas tij, termi që përdoret për çështje të veçanta është thjeshtë jo kriter për të kufizuar këtë të drejtë të komisioneve.

Çështje konkrete është të thuash që të hetoj shpenzimet buxhetore të vitit të shkuar. Praktikisht mënyra se si interpretohet kjo në ligj çon në hetim parlamentar është hetim sa juridik dhe politik. Projektligji cenon thelbin, po synojnë ti pengojnë jo vetëm politikisht por dhe me forma ligjore këto komisione. Maxhoranca e vetmja gjë që mund të bëjë është të fitojë kohë. Mendoj se ky projektligj nuk e kalon testin juridik sepse dhe ata që e kanë hartuar nuk janë të bindur për atë që kanë hartuar por thjesht do fitojnë kohë. Parimi bazë i së drejtës është që kur norma është e qartë nuk ke çfarë ti interpretosh.

Kuvendi është i detyruar të ngrejë komision dhe fjala detyrim nuk lë hapësirë për interpretime. Madje mund të them se betejë për komisione dikur ka bërë dhe vetë maxhoranca në të shkuarën. Po ta lexojmë të gjithë ligjin me të drejtë kuvendi duhet të dallojë ekspertin nga pseudo-eksperti. Kjo është e vetmja pikë pozitive. 

Nga ana tjetër duhet që eksperti të mos jetë thjeshtë jurist, sepse kemi plot raste kur janë juristë të zakonshëm dhe shërbejnë si ekspertë në kuvend. Edhe mbrojtja e interesave private është e mirë, por mënyra e të shkruarës lë hapësirë. Pra përveç këtyre pikave, ky projektligj  nuk ka ndonjë vlerë se problemi është se si ai zbatohet dhe për rrjedhojë s’ka nevojë të themi procedim me dyer të mbyllura. Shoqëria sot udhëhiqet nga ligjet dhe jo nga morali.

Daci tha se vlen të theksohet se përmirësimet nuk janë asnjëherë të dëmshme por kërkojnë një klimë tjetër dhe sipas tij ligji është i cenueshëm lehtësisht me një lexim fare të thjeshtë që bien ndesh me të drejtat kushtetuese të Shqipërisë.

Ne deri tani kemi dëgjuar argumentet kryesore që propozon maxhoranaca. Politika nuk është deputeti, është shumë më tepër se kaq, prandaj për mua janë formulime deri qesharake. Në aspektin politik është në aspektin perfekt për të fituar kohë 6 muaj pothuajse deri në një vit për të mos u diskutuar fare këto ngritjet e komisioneve dhe që problemi më i madh tek ne është se nuk ka përgjegjësi dhënie për moszbatimin e kushtetutës. Dënohesh për të gjitha shkeljet dhe jo për shkeljen e kushtetutës. Jemi në vendet e pakta në botë që vendimet kushtetuese nuk zbatohen menjëherë. Kjo për arsyen sepse siç e kanë thënë dhe specialistët se mirëbesimi midis forcave politike është një nga parimet bazë të kushtueses, në të kundërt nëse kjo nuk ndodh kushtetuta jonë nuk merr vlerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy