Refugjatët, SHBA dyfishon numrin e pranimeve

Refugjatët, SHBA dyfishon numrin e pranimeve

Pas kritikave të shumta nga radhët e partisë së tij, presidenti i Shteteve të Bashkuara ngriti dukshëm limitin për pranimin e refugjatëve dhe me këtë i dha fund politikave të Trump-it. Qeveria e Shteteve të Bashkuara ngriti limitin për pranimin e refugjatëve për vitin e ardhshëm.

Në vend të numrit të mëparshëm prej 15.000, deri në fund të shtatorit do të pranohen maksimalisht 62 500 refugjatë, siç shpjegoi Presidenti Joe Biden të hënën.

Në këtë mënyrë do të ndihmohen refugjatët nga mbarë bota, të cilët kanë vujatur shumë dhe presin me frikë fillimin e një jete të re. Vitin e ardhshëm kufiri do të ngrihet deri në 125.000. 

Me ngritjen e limitit për pjesën e mbetur të vitit demokrati Jo Biden frenoi kritikat nga krahu i majtë i partisë së tij. Disa deputetë e kishin akuzuar atë për vazhdimin e politikave raciste dhe ksenofobe të paraardhësit të tij. Ai u kritikua gjithashtu dhe nga organizatat e të drejtave të njeriut. Shkak për kritikat u bë, shpallja për ndryshimin e kritereve të prejardhjes së personave në bazë të limitit të mëparshëm dhe jo rritja e tij me 62.500 siç ishte premtuar më parë nga Biden. 

Pas një numri të madh kritikash, Shtëpia e Bardhë tha se kishte patur një keqkuptim dhe njoftoi se do të vendoste një tavan të ri deri në mes të majit. Biden pranoi të hënën se ndoshta nuk do të jetë e mundur të plotësonin numrin prej 62,500 personash deri në fund të shtatorit. Kjo është "e vërteta e hidhur", tha ai. "Ne jemi duke punuar për të riparuar dëmet e katër viteve të fundit," tha ai. Programi i pranimit të refugjatëve do të rifillojë sërish.

Limiti i vendosur nga Trumpi prej 15 000 personash ishte më i ulëti që nga fillimi i Programit të Refugjatëve në vitin 1980. Gjatë periudhës së paraardhësit të tij, Barack Obama, tavani për pranimin e refugjatëve kishte qenë 85 000. Refugjatët verifikohen fillimisht në vendet ose rajonet e tyre  dhe në rast suksesi dërgohen me avion drejt Shteteve të Bashkuara. / DPA / Përktheu: Ina Merlika /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy