Aktori Ervin Bejleri i ftuar në emisionin “Bilardo”, në MCN, u shpreh se kinemaja është duke shkuar drejt komercializimit negativ. Sipas tij kinemaja gjithmonë e më shumë tenton një aksion të egër dhe komedi të fortë, duke u konsumuar shpejtë dhe duke mos dhënë një mesazh për shikuesin.
“Kinemaja po shkon drejt komecializimit, në kuptimin negativ të fjalës. Kinemaja po shkon drejt thithjes së një publiku që i do gjërat shumë shpejt, pa e varë shumë trurin. Komercializimi i kinemasë gjithmonë tenton midis aksionit të egër dhe komedisë së fortë. Te pjesa e komedisë flasim për “Krishtlindje në Romë”, një lloj kinemaje që është e konsumueshme shpejt dhe që nuk lë gjurmë. Nuk ka atë moralin e vërtetë që duhet të lejë.”



