Rezistenca e baktereve ndaj antibiotikëve, Shapo: Arsyeja kryesore, mungesa e medikamenteve cilësore (VIDEO)

Rezistenca e baktereve ndaj antibiotikëve, Shapo: Arsyeja kryesore, mungesa e medikamenteve cilësore (VIDEO)

Një studim i fundit i publikuar në revistën “The Lancet” në të cilin thuhet se rezistenca e baktereve ndaj medikamenteve mund të vrasë deri në 40 milionë njerëz deri në vitin 2050 ka ngritur alarmin në institucionet globalë të shëndetit.

Eksperti i Shëndetit Publik në Londër, Lajdon Shapo tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se rezistenca e baktereve ndaj medikamenteve është fenomen i vëzhguar në kohë.

Sipas Shapos, arsyeja kryesore e kësaj rezistence është mungesa e antibiotikëve cilësorë.  

Studimi është publikuar në një revistë prestigjioze si Lancet dhe ka marrë në studim të dhëna pothuajse 30-vjeçare, bëhet fjalë për një periudhë ’90-’91 dhe 2020-2021. Të dhënat janë mbledhur në kohë, se ka pasur indicie për rezistencën antimikrobike në kohë. Nuk është fenomen i fundit, është fenomen i vëzhguar në kohë.

Ato infeksione dhe shkaktarë patogenë me bakterë i cili ka pasur rritje ndër vite, është ai që është rezistent ndaj meticilinës, i shkaktuar nga stafilokoku i artë, MRSA. Ky shkaktuar dyfishin e vdekjeve po të marrin 20-vjeçarin e fundit. Nga 57 mijë ato kanë mbërritur në 130 mijë.

Siç u tha, ka një sërë vendesh që janë më të prekura. Pse? Studimi e kthjellon arsyen kryesore. Një nga arsyet është mungesa e antibiotikëve cilësorë.

Një arsye tjetër është mungesa e trajnimeve dhe protokolleve përkatëse.

Sipas Shapos ka keqpërdororim dhe mbipërdorim të antibiotikëve.

Studimi sheh dy grupe, një grup nën 5 vjeç dhe nën 15 vjeç, ku vdekshmëria nga AMR-ja ka rënë  më afro 50% dhe ka krahasuar me një grup moshë tjetër mbi 60-70 vjeçar, kur kemi rritje 70-80% në sensin e vdekshmërisë shkaktuar direk, ose shkaktuar indirekt.

Në disa vende antibiotikët përdoren me vend dhe pa vend. Ka keqpërdorim dhe mbipërdorim.

Më tej, eksperti tha se dentistët janë grupi i dytë madhor që përshkruajnë antibiotikë.

Para disa ditësh kemi publikuar diçka, dentistët janë grupi i dytë madhor që përshkruajnë këto lloj antibiotikësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy