Premtimi për heqjen e traut, Tomorri: Basha nuk sqaroi si do t’ia paguajë dëmin koncesionarit

Premtimi për heqjen e traut, Tomorri: Basha nuk sqaroi si do t’ia paguajë dëmin koncesionarit

Kreu i PD-së, Lulëzim Basha, u premtoi sot shqiptarëve nga të dyja anët e kufirit, heqjen e traut në Rrugën e Kombit që nga dita e parë e qeverisjes. Një premtim i tillë për gazetarin e ekonomisë, Klodian Tomorri, është i paqartë. Kjo sepse Basha nuk sqaron se si do të paguhet dëmi i prishjes së kontratës. Rasti sipas Tomorrit, nëse premtimi mbahet, do t’i ngjante koncesionit të skanimit në dogana, i dhënë nga qeveria “Berisha” në fund të mandatit të saj.

PD nuk ka dhënë asnjë sqarim si do ta realizojë këtë premtim. Qeveria e ka të gjithë tagrin për ta prishur kontratën. Por çdo kontratë e prishur sjell dëmin që paguhet nga ai që e prish. Në rastin e koncesionit Durrës-Kukës kemi një kontratë koncesioni 25-vjeçare dhe në rast se qeveria e PD do të marrë vendimin për të hequr traun, e gjithë kostoja e 25 viteve do të paguhet nga buxheti. Atë që sot e paguajnë kalimtarët përmes taksës te trau, do ta paguajë qeveria nga buxheti. E njëjta gjë që u bë me koncesionin e skanimit në dogana, që u dha nga PD para zgjedhjeve të 2013-s dhe për çdo deklaratë doganore, bizneset paguanin tarifë 20-40 euro për kompaninë koncesionare. Qeveria socialiste e hoqi tarifën dhe e paguan nga buxheti i shtetit, gati 13 milionë euro në vit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy