3 persona grabisin me kallashnikov selinë e Fibank tek zona e ish-Parkut në Tiranë/ Dyshohet se ka të plagosur, një në pranga (VIDEO)

3 persona grabisin me kallashnikov selinë e Fibank tek zona e ish-Parkut në Tiranë/ Dyshohet se ka të plagosur, një në pranga (VIDEO)

3 persona kanë grabitur me armë kallashnikov selinë e Fi Bank në zonën e ish-Parkut në Tiranë.

 

Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me studion e MCN Live tha se dyshohet se ka të plagosur dhe se një prej autorëve është arrestuar nga policia.

 

Dy grabitësit e tjerë dyshohet se janë larguar me një sasi të konsiderueshme parash. 

 

Rusta bën me dije se një person ka mbetur i plagosur nga përplasja fizike me rojën e sigurisë.

 

Në momentin që është kryer grabitja në bankë ka pasur shumë qytetarë që po kryenin veprimet e tyre. 

 

Në njoftimin e policisë thuhet: 

Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit. Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin.

 

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy