Scholz: Jemi me Ukrainën, në anën e duhur të historisë

Scholz: Jemi me Ukrainën, në anën e duhur të historisë

Kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se lufta është një katastrofë për Ukrainën, por do të tregohet e tillë edhe për Rusinë.

Duke folur në Bundestagun gjerman gjatë së dielës, në një seancë të jashtëzakonshme, ai dënoi veprimet e Presidentit rus.

“Putin, nuk do të ndryshojë kursin e tij, nga njëra ditë në tjetrën. Por po jepen efektet e para në bursë, sanksionet po veprojnë dhe do të ketë të tjera. Jemi në krah të Ukrainës dhe në anën e duhur të historisë. Duhet ta mbështesim Ukrainën, në këtë situatë të dëshpëruar. Ukrainasit po luftojnë për liri dhe demokraci, vlera të cilat ne i bashkëndajmë. Dje morëm vendim për të dërguar armë në Ukrainë. Përballë agresionit të Putin, nuk mund të kishte përgjigje tjetër”, u shpreh Scholz.

Ndër të tjera tha se bota po përjeton një ndryshim epokal të historisë dhe se nuk është më si më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy