Frikë për reperin iranian kundër regjimit, rrezikon dënimin me vdekje

Frikë për reperin iranian kundër regjimit, rrezikon dënimin me vdekje

Frikë në rritje për gjendjen e reperit iranian Tomaj Salehi, i cili u arrestua javën e kaluar dhe u detyrua të bënte një video-rrëfim me anë të së cilit alarmoi familjen dhe aktivistët e të drejtave të njeriut.

Sipas CNN, reperi është akuzuar për krime për të cilat rrezikon dënimin me vdekje.

Shumë i ndjekur në vendin e tij dhe i pozicionuar në mbështetje të protestave të gjera që bëjnë thirrje për fundin e Republikës Islamike për shtatë javë, Salehi u transferua në burgun famëkeq Evin në Teheran, sipas raportimeve nga familja e tij.

Xhaxhai i tij Iqbal Iqbali tha se, ditët e fundit familja ka shkuar në burgun e Dastgerdit në Isfahan, ku mësohet se Salehi është “transferuar në Evin”, burgu ku mbahen të burgosurit politikë.

Ai është në duart e zyrtarëve të inteligjencës, nuk lejohet të telefonojë apo të presë vizitorë.

Iqbali jep kështu alarmin për sigurinë e këngëtarit, jeta e të cilit, sipas xhaxhait, ndodhet në rrezik.

Më shumë shqetësuese është edhe video-rrëfimi, sipas familjes i marrë me forcë, në të cilën Salehi thotë se “pendohet”, ku shfaqet me sy të lidhur, me shenja dhune dhe i ulur në gjunjë.

Videoja u publikua nga mediat e lidhura me regjimin, por menjëherë në rrjetet sociale në gjuhën Farsi u nis një fushatë për të mos e shpërndarë:

Qëllimi i këtyre imazheve është të krijojë frikë dhe dëshpërim, mos i shpërndani.

Kështu shkroi në Twitter, Hichkas, i konsideruar si “babai i repit persian”, i cili ndodhet në mërgim jashtë vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy