Presidentja sllovene: SPAK po bën një punë të mirë në luftën kundër krimit. Begaj: Për Shqipërinë është jetike anëtarësimi në BE

Presidentja sllovene: SPAK po bën një punë të mirë në luftën kundër krimit. Begaj: Për Shqipërinë është jetike anëtarësimi në BE

Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar tha gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Tiranë me presidentin shqiptar, Bajram Begaj se Shqipëria ka shënuar sukses në luftën kundër korrupsionit dhe se kjo do i shërbejë vendin në rrugëtimin drejt BE-së.

SPAK është duke bërë një punë të mirë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, kjo duhet vlerësuar dhe parë se i shërben Shqipërisë për rrugëtimin drejt BE”.  Më kënaq lufta juaj kundër korrupsionit, SPAK-u juaj ka një besim të çmuar. Shpesh them se asnjë shtet nuk është imun ndaj korrupsionit dhe krimit, as shteti im është i tillë dhe besoj se një rrugë e tillë është e njëjtë.

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Në fjalën e tij, presidenti Begaj tha se për Shqipërinë është jetike anëtarësimi në BE.

Objektivi 2030 për tu futur në BE është e rëndësishme, por nuk është aq e rëndësishme data se sa është e rëndësishme ëndrra. Ju e dini që Shqipëria ka kaluar me sukses kapitujt e parë të negocimit. Kjo është e lidhur me vendet e Bashkimit Europian. Për Shqipërinë është jetike anëtarësimi, dhe për BE integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor duhet të jetë strategjik. Detyra jonë është të bëjmë mirë reformat. Është një objektiv që mund të arrihet në 2030, mund të arrihet edhe më shpejt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy