NATO kërkon hetim ndërkombëtar për helmimin e Navalnit

NATO kërkon hetim ndërkombëtar për helmimin e Navalnit

Helmimi i liderit rus të opozitës Alexei Navalny ishte një "shkelje serioze e ligjit ndërkombëtar dhe kërkon një përgjigje ndërkombëtare". Ky është qëndrimi i NATO-s mbi ngjarjen e ndodhur dy javë më parë. Megjithatë, sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg, tha se ai nuk dëshiron të spekulojë se çfarë veprimi do të sillte kjo përgjigje.

Ai gjithashtu bëri thirrje për zbulimin e plotë të programit të pretenduar rus Novichok duke thënë.  "Rusia duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve serioze".

"Përdorimi i një arme të tillë është i tmerrshëm", tha Stoltenberg. "Ata që janë përgjegjës për sulmin duhet të shkojnë para drejtësisë."

Ndërkohë, ka dyshime se kjo situatë po përdoret për të bllokuar veprimet e Rusisë në Bjellorusi, duke e mbajtur të angazhuar presidentin Putin me problemet brenda vendit.

Kanali televiziv shtetëror i Bjellorusisë ONT publikoi të premten ​një telefonatë të regjistruar në të cilën bisedohet në lidhje me incidentin me Navalnyn, që është përgjuar nga inteligjenca bjelloruse.

Në regjistrimin në gjuhën angleze të thirrjes midis Berlinit dhe Varshavës dhënë në përkthimin rusisht, dy individë diskutojnë materialet për Navalny. Telefonuesi nga Berlini thotë se gjithçka vazhdon siç është planifikuar dhe materialet së shpejti do t'i referohen administratës së kancelares gjermane. Kancelarja, sipas tij, do të dalë së shpejti me një deklaratë.

Kur u pyet nga zyrtari polak nëse Navalny ishte vërtet i helmuar, telefonuesi nga Berlini tha se nuk ka rëndësi pasi në luftë lejohet çdo gjë.

Telefonuesi nga Varshava thotë se skandali mund të përdoret për të dekurajuar Presidentin rus Vladimir Putin nga përpjekja për të ndikuar në situatën në Bjellorusi dhe mënyra më e mirë për ta bërë atë për ta goditur atë në problemet e Rusisë, veçanërisht tani, përpara zgjedhjeve në rajonet ruse. Telefonuesi në Berlin thotë se ai po e adreson këtë çështje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy