Ambasadori i SHBA-së po u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve në “Facebook”. Në një lidhje direkte, ambasadori Lu po përgjigjet për një sërë çështjesh.
I pyetur për kultivimin e kanabisit në vend, Lu tha se qeveria duhet të bëjë më shumë dhe se përpara se të gjithë duhet të përpiqen për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje.
“Qeveria shqiptare duhet të bëjë më shumë. DEA po bashkëpunon me qeverinë për të kapur ‘peshqit e mëdhenj’", tha Lu.
Diplomati amerikan tha se reforma në drejtësi është drejt vënies në zbatim.
"Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj sidomos me reformën në drejtësi. Ka politikanë të korruptuar, që duhet të kenë frikë se ndryshimi po vjen", tha ai.
I pyetur për preformancën e qeverisë, Lu thotë se ka ministra "që i vlerësoj me 10, disa të tjerë me zero".



