Një 46-vjeçar u arrestua nga policia e Shkodrës pasi policia i gjeti në shtëpi 10 thasë me kanabis. Në kuadër të operacionit të koduar “Rrethina”, policia e Shkodrës ka sekuestruar një sasi prej 115 kilogramë kanabis sativ në banesën e Margjin Livallit, 46 vjeç, banues në Shkodër.
Në banesën e tij u gjetën 10 thasë brenda të cilëve kishte 87 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, me peshë totale 115 kilogramë, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



