Një tjetër skandal seksual? Ish-pjesëtarja e grupit të famshëm: Nuk ishim vetëm këngëtare, ishim prostituta

Një tjetër skandal seksual? Ish-pjesëtarja e grupit të famshëm: Nuk ishim vetëm këngëtare, ishim prostituta

Ish-pjesëtarja e grupit “Pussycat Dolls” i ka shokuar fansat me deklaratën e saj të fundit. Kaya Jones, 33 vjeçe, është shprehur se grupi muzikor ka operuar si një rreth prostitucioni, ku pjesëtaret e tij ishin të detyruara të kryenin shërbime seksuale.

Jones i bëri këto komente në rrjetet sociale, ku akuzoi menaxherët dhe drejtuesit muzikorë për përfitime seksuale nga grupi, pjesë e të cilit ajo u bë në vitin 2003, kur ishte adoleshente.

“E vërteta ime. Nuk ishte një grup muzikor vajzash. Ishte një rreth prostitucioni. Rastësia ishte se ne dinim të këndonim dhe u bëmë të famshme. Por paratë i bënë ata që na kishin në pronësi”, shkroi Jones.

Themeluesja e grupit, Robin Antin, i cilësoi akuzat e Jones si “të neveritshme dhe gënjeshtra qesharake”. Ajo i tha revistës “The Blast” se Jones është dëshpërimisht në kërkim të vëmendjes dhe shtoi se ajo nuk ka qenë kurrë një pjesëtare e grupit në kuptimin e plotë të fjalës.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy