Berisha, mesazh Ramës: Nuk ka forcë që ta shpërbëjë Lazaratin, mbetet bastion i lirisë

Berisha, mesazh Ramës: Nuk ka forcë që ta shpërbëjë Lazaratin, mbetet bastion i lirisë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një takim me banorët e Lazaratit, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të dhënë ndaj partisë së drejtuar prej tij që nga thellimi i saj.

Dua t’ju garantoj se ndjehem krenar me mbështetjen e secilit prej jush, se ndjehem i detyruar pafundësisht ndaj jush, njerëz fisnikë, atdhetarë, punëtorë, për kontributin tuaj në demokraci, për kontributin tuaj si bastion i pamposhtur i atdhetarizmit.

Vij këtu nga Libohova dhe një mik i imi më tha se Edi Rama i paska thënë një socialisti të thekur, se Libohovën dua ta vej në heshtje dhe Lazaratin ta shpërbëj fare.

I them Edi Ramës se nuk ka asnjë forcë ta shpërbëjë Lazaratin. Këtë u përpoq ta bëjë diktatura më e egër dhe ata përfunduan në koshat e historisë dhe Lazarati mbeti bastion i lirisë.

Prandaj ideja e vazhdimit të etërve të tu mizorë, të persekutimit të Lazaratit, do marrë përgjigjen e merituar në zgjedhjet e ardhshme, do marrë përgjigjen e merituar në mbarë Shqipërinë.

Unë kam ardhur këtu te ju, për t’u zotuar përpara jush, se me deputetin tuaj, me Dasho Alikon, i cili në një moment kritik kur regjimi u vërsul me egërsi ndaj jush, qëndroi me ju dhe nuk u mposht.

Ai u zotua para lazaratasve se potencialet e tyre do të kenë prosperitetin që meritojnë.

Këtë regjim ta përzëmë sa më shpejt dhe të vendosim demokracinë në Shqipërinë. Unë kam ardhur për të dëgjuar zërin tuaj, propozimet tuaja, mençurinë tuaj, që do jenë pjesë e rëndësishme e programit të PD-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy