Analisti Florian Nesimi, për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut thotë se deri në këto momente nuk është raportuar asnjë incident dhe çdo gjë ka shkuar në rregull.
Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se dy blloqet maqedonase pritet që të kenë rënie.
Nesimi shtoi se momentalisht 16 komuna drejtohen nga shqiptarë, por se nëse humbet Tetovën dhe Çairin, kreu i BDI, Ali Ahmeti, duhet të japë dorëheqjen.
Te blloku maqedonas zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar VMRO-DPMNE fitoi bindshëm, në dallim nga LSDM. Tani pritshmëritë janë se tek të dy blloqet maqedonase do të ketë rënie.
Mendohet se VMRO do të ketë rënie, ndërsa LSDM nuk do të ketë rritje, por mund të arrijë një votë më shumë se zgjedhjet e kaluara parlamentare.
Nga 80 komuna që janë në Maqedoni, plus dhe Shkupi, momentalisht 16 komuna janë duke u drejtuar nga kryetarë shqiptarë, ndërkohë LSDM 3-4 do fitojë, ndërsa pjesa tjetër do i takojë VMRO-DPMNE.
Momentalisht 16 komuna drejtohen nga shqiptarë, 15 shqiptarë, njëri është me përkatësi myslimane, por është në koalicion BDI-së së Ali Ahmetit.
Në komunat kryesore urbane favorit është VLEN që është aktualisht në pushtet. Kur bëhet fjalë për Tetovën dhe Çairin, është imponuar një tezë që ai bllok politik që do fitojë Tetovën dhe Çairin, do të shpallet edhe fitues i zgjedhjeve lokale.
Këtë tezë e imponoi BDI për shkakun se kur i ndanë komunat, Strugën, Dibrën, Gostivarin, Sarajin ua la partive të tjera të koalicionit.
Ndërsa vetë BDI garon në Tetovë, Çair dhe Kërçovë. Të gjitha sondazhet kanë krijuar se një favorit i lehtë është koalicioni i VLEN.
BDI me imponimin e kësaj teze ka gabuar për shkak se nëse del se humb dy komunat, atëherë veten e saj do e shpallë si humbëse dhe do i hyjë një procesi të gjatë reformimi, për dorëheqjen e liderëve.
Nëse Ali Ahmeti nuk jep dorëheqjen nuk mund të flasim për reformim të partisë. Nëse BDI i humb këto dy komuna, kjo humbje do të prodhojë një dorëheqje të Ali Ahmetit.
Në shumicën e komunave shqiptare do zgjidhet fituesi që në raundin e parë, pasi ka vetëm dy kandidatë.
Por ka komuna ku garojnë dhe maqedonas dhe mund të kalohet në rrethin e dytë. Por mund të ketë dhe pazare për votat, nga njëra palë te tjetra.
Sa i takon ndikimit rus në këto zgjedhje, ai deklaroi se rrjedhimisht mund të flitet për ndikimin e Serbisë, çka sipas tij ka ndodhur dhe më parë.



