Balla tha se nuk e kupton pse PD bojkotoi tryezën: PS-LSI gjithçka për kompromis

Balla tha se nuk e kupton pse PD bojkotoi tryezën: PS-LSI gjithçka për kompromis

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi pas tryezës parlamentare të thirrur nga Meta se PS dhe LSI po bëjnë gjithçka për të gjetur kompromisin me opozitën për të marrë pjesë në zgjedhje.

Sipas tij, ndryshime të tilla duan një konsensus të gjerë dhe gjithëpërfshirje, duke lënë të nënkuptohet se është e pamundur përjashtimi i opozitës.

Balla tha se nuk e kupton se pse PD bojkotoi tryezën.

“Iniciativa e Metës është pozitive, e domosdoshme. PS-LSI vullnet për pjesëmarrjen e pd në zgjedhje. Të gatshëm të garantojmë zgjedhje të lira me 18 qershor.  Ne gjithmonë kemi qënë partizanë të respektit të një tradite të kahershme që përfshijnë qoftë konsensusin e gjërë po qoftë edhe konsensusin e dhënë nga OSBE/ODIHR”, tha ai.

Balla tregoi ndër të tjera edhe shkakun e dështimit të negociatave mbrëmë, ndërsa tha se Basha u largua nga bisedimet sapo u vendos vettingu si kusht. 

"Pas takimit të dy miqve me kryetarin e PD¬-së, është zhvilluar një raund tjetër bisedimesh. Për fat të keq në dy dhoma të ndara. Ne jemi njohur me dy çështje të reja që na u paraqitën të cilat për ne ishin shumë sensitive. Ne të dy, Rama dhe Meta treguan gatishmëri për të diskutuar edhe për çështjen sensitive për ne me liderin e opozitës për mundësinë e gjetjes së zgjidhjes ku përfshiheshin shtyrja e zgjedhjeve dhe ndryshime në kabinetin e qeverisë”, tha Balla. “Ne ramë dakord me dy çështjet e reja me kushtin që të votohet vetingu, në atë moment Basha është larguar nga negociatat e djeshme. Iku në mënyrë jokorrekte”, tha deputeti i PS.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy